Zarif: Evropa nuk mund të shfrytëzojë veprimet kompensuese në marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91346-zarif_evropa_nuk_mund_të_shfrytëzojë_veprimet_kompensuese_në_marrëveshjen_bërthamore
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Evropa mund të shfrytëzojë veprimet kompenzuese në marrëveshjen bërthamore vetëm atëherë kur Irani të jetë pala e parë që ka shkelë këtë marrëveshje, mirëpo Teherani ka zbatuar të gjitha zotimet e veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe mund të shfrytëzojë veprimet kompensuese për shkak se ata kanë shkelë zotimet e tyre.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 02, 2019 10:56 Europe/Tirane
  • Zarif: Evropa nuk mund të shfrytëzojë veprimet kompensuese në marrëveshjen bërthamore

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Evropa mund të shfrytëzojë veprimet kompenzuese në marrëveshjen bërthamore vetëm atëherë kur Irani të jetë pala e parë që ka shkelë këtë marrëveshje, mirëpo Teherani ka zbatuar të gjitha zotimet e veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe mund të shfrytëzojë veprimet kompensuese për shkak se ata kanë shkelë zotimet e tyre.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e mërkurë para gazetarëve, reagoi ndaj pretendimeve të Evropës për dalje nga marrëveshja bërthamore në rast se Irani vazhdon reduktimin e zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe deklaroi: "Nuk është në pyetje çështja e daljes së Evropës, por bëhet fjalë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve".  

Zarif duke theksuar se Evropa nuk mund të shfrytëzojë veprimet kompensuese në marrëveshjen bërthamore, shtoi: "Evropa nga aspekti juridik nuk ka ndonjë pozitë të konsiderueshme. Nëse evropiane nuk zbatojnë zotimet e veta, atëherë Irani do të vazhdojë veprimet e tij në reduktimin e zotimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore"

Në lidhje me paraqitjen e planit katër pikësh të presidentit të Francës, Zarif tha: "Në planin katër pikës të Emmanuel Macron, presidentit të Francës, qëndrimet e Iranit nuk janë paraqitur në mënyrë të drejtë".

Shefi i diplomacisë iraniane theksoi se Irani nuk synon prodhimin e armëve bërthamore dhe shtoi: "Irani gjithnjë synon garantimin e sigurisë së Gjirit Persik dhe sigurisë së transportit detar, mirëpo janë të tjerë ata që kanë penguar këtë çështje".

Në përgjigje ndaj kësaj pyetje se a ka dhënë dritë jeshile Arabia Saudite për negociata, Muhamed Xhavad Zarif tha: "Qeveria e Arabisë Saudite nëse arrin në këtë përfundim se me blerjen e armatimeve dhe dorëzimin e sovranitetit të vet te të tjerët, nuk mund të arrijë në siguri, por duhet të vjen drejt rajonit, atëherë Irani do ta mirëpret një gjë të tillë".