Irani do të mirëpresë krahëhapur ndryshimin e politikës saudite
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91355-irani_do_të_mirëpresë_krahëhapur_ndryshimin_e_politikës_saudite
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif tha se Irani do të mirëpresë "me krahë të hapur" ndryshimin e politikës së Arabisë Saudite nëse Riadi e kupton se nuk mund të blejë siguri me armë dhe ndihma jashtë rajonit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 02, 2019 18:16 Europe/Tirane
  • Irani do të mirëpresë krahëhapur ndryshimin e politikës saudite

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif tha se Irani do të mirëpresë "me krahë të hapur" ndryshimin e politikës së Arabisë Saudite nëse Riadi e kupton se nuk mund të blejë siguri me armë dhe ndihma jashtë rajonit.

"Ne kemi thënë gjithmonë se kërkojmë mirëkuptim me fqinjët tanë dhe nuk jemi pas tensioneve," u tha Zarif gazetarëve të mërkurën në margjinën e një takimi të kabinetit qeveritar. "Nëse qeveria saudite arrin në përfundimin se ajo nuk mund të garantojë sigurinë e saj përmes blerjeve të armëve dhe delegimit të sovranitetit të saj te të tjerët dhe  nëse shkon drejt promovimit të marrëdhënieve me vendet e rajonit, patjetër do të përballet me krahët e hapura të Iranit," shtoi ai. Zarif i bëri komentet në përgjigje të një pyetje në lidhje me raportet se Arabia Saudite i kishte dhënë dritën jeshile një vendi të tretë për të rregulluar një takim me Iranin. Deklaratat e tij vijnë një ditë pasi një zyrtar irakian tha se Arabia Saudite kishte rënë dakord që Kryeministri i Irakut Adel Abdul-Mahdi të përgatiste një takim me Iranin.