Zarif: Evropianët nuk janë në gjendje të braktisin marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91453-zarif_evropianët_nuk_janë_në_gjendje_të_braktisin_marrëveshjen_bërthamore
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif deklaroi se nënshkruesit evropianë të marrëveshjes bërthamore të nënshkruar midis Iranit dhe fuqive të mëdha botërore në vitin 2015, ligjërisht nuk janë në gjendje të tërhiqen nga marrëveshja.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 06, 2019 18:26 Europe/Tirane
  • Zarif: Evropianët nuk janë në gjendje të braktisin marrëveshjen bërthamore

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif deklaroi se nënshkruesit evropianë të marrëveshjes bërthamore të nënshkruar midis Iranit dhe fuqive të mëdha botërore në vitin 2015, ligjërisht nuk janë në gjendje të tërhiqen nga marrëveshja.

Zarif i bëri deklaratat të dielën në Teheran ndërsa foli në një seancë të hapur të Parlamentit iranian, duke thënë se tre palët evropiane në marrëveshjen bërthamore, nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre në bazë të marrëveshjes bërthamore dhe madje e kanë shkelur atë në disa raste. "Përveç SHBA-së që shkelën në mënyrë të hapur marrëveshjen përmes tërheqjes së saj, Evropianët (Britania, Franca dhe Gjermania) kanë mbajtur të njëjtin qëndrim në disa raste," tha diplomati i lartë iranian. Zarif theksoi se marrëveshja bërthamore  ishte një marrëveshje ndërkombëtare, e cila është ratifikuar nga Kombet e Bashkuara dhe ka një kornizë të qartë, duke shtuar: "SHBA është tërhequr nga marrëveshja bërthamore në kundërshtim me rregulloret ndërkombëtare".