Siria bosht i bisedimeve mes Zarif dhe Çavushoglu
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një bisedë telefonikët me homologun e tij turk ka biseduar rreth zhvillimeve të fundit në veri të Sirisë.
Muhamed Xhavad Zarif dhe Mevlut Vavushoglu dje diskutuan mbi situatën në verilindje të Sirisë dhe theksuan se akordi i Adansë është rrugëzgjidhja më emirë për Sirinë dhe eliminimin e shqetësimeve të Turqisë. Nga ana e tij ministri i jashtëm i Turqisë pasi theksoi respektimin e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Sirisë deklaroi se operacioni i Turqisë në këtë vend është i përkohshëm. Më herët presidenti I Turqisë Rexhep Taip Erdogan njoftoi nisjen e një operacioni ushtarak në verilindje të Sirisë kundër kurdëve të këtij vendi dhe menjëherë pas kësaj janë dërguar forca të shumta ushtarake në kufirin e përbashkët mes dy vendeve. Lindja e lumit Eufrat është vendi ku janë dislokuar forcat kurde YPG që mbështeten nga Amerika por që qeveria turke ata i konsideron terroristë.