Vizita e liderit suprem në panairin e kompanive novatore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91500-vizita_e_liderit_suprem_në_panairin_e_kompanive_novatore
Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik dje ka zhvilluar një vizitë në panairin e kompanive novatore dhe të teknologji superiore në Iran, e cila u mbajt në ambientet e huseinisë imam Khomeini (ra). Gjatë kësaj vizite lideri suprem theksoi domosdoshmërinë e kalimit nga ekonomia e naftës në ekonominë produktive.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 09, 2019 07:09 Europe/Tirane
  • Vizita e liderit suprem në panairin e kompanive novatore

Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik dje ka zhvilluar një vizitë në panairin e kompanive novatore dhe të teknologji superiore në Iran, e cila u mbajt në ambientet e huseinisë imam Khomeini (ra). Gjatë kësaj vizite lideri suprem theksoi domosdoshmërinë e kalimit nga ekonomia e naftës në ekonominë produktive.

Në këtë panair janë prezantuar arritjet më të fundit shkencore dhe teknologjike dhe projektet tregtare të arritura me përpjekjet e të rinjve dhe ekspertëve iranianë. Pajisjet me teknologji të lartë mjekësore për diagnostikimin e kancerit, të hemodializës, operacioneve me robot, protezave nervore, pajisjet laboratorike, të prodhimit të vaksionave dhe medikamenteve të avancuara janë disa nga arritjet më të fundit të shkencëtarëve dhe novatorëve iranianë. Përveç këtyre në këtë panair janë prezantuar motor xhet, sisteme të kontrollit të centraleve dhe prodhimit të katalizatorëve të naftës dhe të gazit, si dhe shumë produkte të tjera. Lideri suprem i revolucionit islamik gjatë kësaj vizite theksoi rëndësinë e një ekonomie pa naftë. Deklarata e mbajtur dje nga lideri suprem tregon rëndësinë dhe strategjinë e kësaj domosdoshmërie. Ajetollah Khamenei, foli mbi pasojat e ekonomisë së bazuar tek nafta dhe pasi foli mbi kulturën e ekonomisë naftore, ai kritikoi importin e mallrave të cilat brenda në vend prodhohen me cilësi të lartë. Në fjalën e tij lideri suprem tha se kjo është shenjë e ekonomisë së bazuar tek nafta, këndvështrim ky tepër i gabuar. Lideri suprem edhe më herët në deklaratën për fazën e dytë të revolucionit lidhur me nevojat e domosdoshme në ekonomi ka thënë: Ekonomia e fuqishme është pikë e fuqisë dhe faktor i rëndësishëm që vendi të bëhet i padepërtueshëm ndërkohë që një ekonomi e dobët është pikë dobësie dhe krijon kushtet për influencën, sundimin dhe ndërhyrjen e armiqve. Shprehja e këtij realiteti nuk do të thotë që nafta nuk ka asnjë rëndësi. Ky produkt me vlerë është motori që vë në lëvizje industrinë dhe ekonominë, mirëpo ky produkt mund të përdoret për zhvillim të qëndrueshëm vetëm në kohën ekziston një program inteligjent dhe nafta shfrytëzohet për të futur në qarkullim aktivitetet novatore. Edhe pse nafta është burim të ardhurash mirëpo shitja e saj në formë bruto me kalimin e kohës bëhet shkak për shkatërrimin e infrastrukturës së prodhimit kombëtar të vendit. Nga ana tjetër duke u mbështetur tek talentet shkencore dhe novatore mund të prodhohen produkte shitja dhe eksporti i të cilave mund të barazohet me shitjen e disa fuçive të naftës. Duhet theksuar se zëvendësimi i rolit të naftës në ekonomi mund të arrihet vetëm me anë të produkteve të prodhuara në bazë të dijes dhe teknologjisë. Për këtë arsye edhe lideri suprem Ajetollah Khamenei, ka theksuar distancimin e ekonomisë nga varësia tek nafta.