Gjeneral Selami: Sanksionet faktor i zhvillimit të teknologjisë mbrojtëse në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91501-gjeneral_selami_sanksionet_faktor_i_zhvillimit_të_teknologjisë_mbrojtëse_në_iran
Komandanti i përgjithshëm i gardës revolucionare, sanksionet e padrejta të armikut kundër popullit iranian i ka quajtur faktor të zhvillimit të teknologjisë mbrojtëse të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 09, 2019 07:09 Europe/Tirane
  • Gjeneral Selami: Sanksionet faktor i zhvillimit të teknologjisë mbrojtëse në Iran

Komandanti i përgjithshëm i gardës revolucionare, sanksionet e padrejta të armikut kundër popullit iranian i ka quajtur faktor të zhvillimit të teknologjisë mbrojtëse të Iranit.

Husein Selami, komandanti i përgjithshëm i gardës revolucionare, ditën e mërkurë gjatë vizitës në provincën Gilan në veri të Iranit pasi përmendi sanksionet e padrejta të armiqve kundër kombit iranian në fushën shkencore, industriale, teknologjike dhe ekonomike, tha: Të rinjtë iranianë në kushtet e sanksioneve kanë bërë përpjekje të shumta duke arritur suksese të reja në industrinë mbrojtëse dhe në progresin e vendit. Garda revolucionare ka bërë arritje dhe suksese të konsiderueshme në fushën e mbrojtjes, të cilat do të prezantohen më vonë. Komandanti i përgjithshëm i gardës revolucionare gjithashtu duke folur mbi manovrat ushtarake të kësaj force ka thënë: manovrat ushtarake të gardës revolucionare në det, ajër dhe tokë do të vazhdojnë. Gjeneral Husein Selami ka vizituar universitetin e shkencave dhe teknologjisë detare Imam Khomeini dhe kompaninë e prodhimit mjeteve lundruese të forcave ushtarake detare të gardës revolucionare në provincën Gilan.