Zarif: Veprimet e Amerikës kundër popullit iranian, janë akt lufte
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91510-zarif_veprimet_e_amerikës_kundër_popullit_iranian_janë_akt_lufte
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se veprimet e Amerikës kundër popullit të Iranit janë akt lufte, për arsye se Amerika në luftën ekonomike kundër Iranit, po godet popullin dhe civilët iranianë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 09, 2019 13:26 Europe/Tirane
  • Zarif: Veprimet e Amerikës kundër popullit iranian, janë akt lufte

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se veprimet e Amerikës kundër popullit të Iranit janë akt lufte, për arsye se Amerika në luftën ekonomike kundër Iranit, po godet popullin dhe civilët iranianë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të mërkurën në konferencën ndërkombëtare "Ekonomia Globale dhe Sanksionet" në Teheran, tha: "Mjeta e luftës financiare dhe ekonomike ose shndërrimin e ekonomisë dhe të dollarit në faktor lufte, është shndërruar në një term të zakonshëm në fjalorin ndërkombëtar. Në një kohë këto mjete luftarake përdoreshin vetëm për të kufizuar disa veprimtari në disa vende, mirëpo mjetet luftarake të reja të Amerikës dhe ajo çfarë presidenti amerikan Donald Trump po e quan luftë ekonomike, ka vendosur në shënjestër jetën dhe shëndetin e qytetarëve të zakonshëm".

Ministri i jashtëm iranian shtoi: "Amerika po shfrytëzon mjetet financiare për të krijuar presion mbi vendet e pavarura si Irani, Kina, Rusia, Kuba dhe Venezuela".

Zarif në vazhdim vuri në dukje sanksionimin përsëri të Bankës Qendrore të Iranit nga ana e Amerikës dhe deklaroi: "Sanksionimi i Bankës Qendrore të Iranit në çfarëdo forme që të jetë, është i paligjshëm, për arsye se në bazë të këtyre sanksioneve, Banka Qendrore si një institucion ekonomik i Iranit, nuk mund të blejë medikamente dhe ushqime për popullin e Iranit".  

Ministri i jashtëm iranian reagoi edhe ndaj deklaratave të sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo i cili ka thënë se "nëse populli i Iranit dëshiron të hajë ushqim, duhet të ndjekë politikat e Amerikës" dhe theksoi: "Kjo deklaratë është terrorizëm dhe një lloj krim lufte".