Zarif jep intervistë për TRT. Siguria nuk vendoset me sulme dhe agresione
(last modified Fri, 11 Oct 2019 19:05:18 GMT )
Tetor 11, 2019 21:05 Europe/Tirane
  • Zarif jep intervistë për TRT. Siguria nuk vendoset me sulme dhe agresione

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një intervistë për kanalin televiziv turk TRT ka deklaruar se Irani e pranon kërkesën e Turqisë për të përmirësuar gjendjen e sigurisë por vuri në dukje se siguria nuk vendoset me anë të agresionit apo sulmit ndaj Sirisë.

Muhamed Xhavad Zarif, ka deklaruar se Republikës Islamike të Iranit i ka propozuar Turqisë një opsion më të mirë dhe shtoi se marrëveshja e Adanasë vazhdon të jetë aktive dhe Irani është i gatshëm të ndërmjetësojë me palën kurde, qeverinë turke dhe Sirinë me qëllim që garantimi i sigurisë të bëhet nga ushtria siriane në bashkëpunim me qeverinë turke. Ndjekja e zbatimit të marrëveshjes së Adanasë është rruga më e mirë për arritjen e sigurisë, tha në fjalën e tij shefi i diplomacisë iraniane. Turqia dhe Siria në vitin 1998 kanë nënshkruar një marrëveshje politike dhe ushtarake për kontrollimin e aktiviteteve të grupit PKK në veri të Sirisë. Marrëveshja e Adanasë është marrëveshje për bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në përgjigje të pyetjes së TRT lidhur me kërkesën e fundit të Iranit në Siri ka thënë: 6 vite më parë gjatë takimit në nju Jork me Ahmed Davutoglu, ish ministër i Turqisë, është propozuar plani 4-fazash për vendosjen e shpejtë të armëpushimit, formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse, dialogun mes palëve siriane dhe zgjedhjet. Aktualisht kërkesa e Iranit është dialogu mes palëve siriane, rishikimi i kushtetutës dhe organizimi i zgjedhjeve në vitin 2021 që është afati ligjor për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Krijimi i komitetit rishikues të kushtetutës ka rëndësi tepër të madhe dhe ky hap duhet të merret tepër seriozisht me anë të uljes së tensioneve, shtoi ndër të tjera Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit .

Tags