Irani shton burimet e gazit të tij me 40 miliardë dollarë
Drejtori për çështje të zhvillimit inxhinierit të kompanisë kombëtare të naftës dhe gazit të Iranit ka njoftuar për zbulimin e fushës së gazit "Eram" në jug të Shirazit në pjesën jugore të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Reza Dehkan, drejtori për çështje të zhvillimit dhe inxhinierisë së kompanisë kombëtare të naftës së Iranit, ditën e diele në ceremoninë e deklarimit të zbulimit të fushë së gazit "Eram" në Teheran, deklaroi: "Operacionet për gërmimin dhe identifikimin e kësaj fushe kanë filluar në korrik të vitit 2018 dhe pas arritjes në një thellësi 4632 metër, kanë përfunduar me sukses".
Sipas Dehkan, sasia e gazit në këtë rezervë është mbi 19 mijë miliardë fut kub dhe mbi 13 mijë miliardë të kësaj sasie mund të nxirret dhe kjo sasi është e barabartë me gati sasinë e njërës fazë të fushës Parsi Jugor me prodhim për 40 vjet.
Reza Dehkan në vazhdim gjithashtu tha: "Të ardhurat që mund të dalin nga kjo fushë e gazit mund të jenë mbi 40 miliardë dollarë.