Irani solidarizohet me qeverinë dhe kombin japonez
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91665-irani_solidarizohet_me_qeverinë_dhe_kombin_japonez
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit shprehu ngushëllimet e tij për qeverinë dhe kombin japonez pas përmbytjeve dhe stuhive të mëdha në Japoni.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 14, 2019 08:16 Europe/Tirane
  • Irani solidarizohet me qeverinë dhe kombin japonez

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit shprehu ngushëllimet e tij për qeverinë dhe kombin japonez pas përmbytjeve dhe stuhive të mëdha në Japoni.

Të dielën në mbrëmje, Seyed Abbas Mousavi shprehu ngushëllimet e tij të thella për përmbytjet dhe stuhitë shkatërruese në Japoni që lanë me dhjetëra të vdekur, të plagosur dhe të zhdukur, dhe u simpatizua me qeverinë dhe kombin japonez dhe viktimat e kësaj katastrofe. Të paktën 33 njerëz humbën jetën, 170 u plagosën dhe 19 u zhdukën nga Uragani Hagibis, i cili filloi të Premten e kaluar në Japoni. Uragani dhe përmbytja në Japoni përveç viktimave në njerëz, ka shkaktuar dëme të mëdha materiale sidomos tek shtëpitë e banimit.