Arrestohet një prej liderëve medial të armiqve të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91669-arrestohet_një_prej_liderëve_medial_të_armiqve_të_iranit
Garda Revolucionare Iranit me anë të një deklarate ka njoftuar për arrestimin e Ruhollah Zam, një prej liderëve medial të armikut dhe drejtuesi i sajtit "Amadnews" gjatë një operacioni inteligjent të zgjuar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 14, 2019 12:53 Europe/Tirane
  • Arrestohet një prej liderëve medial të armiqve të Iranit

Garda Revolucionare Iranit me anë të një deklarate ka njoftuar për arrestimin e Ruhollah Zam, një prej liderëve medial të armikut dhe drejtuesi i sajtit "Amadnews" gjatë një operacioni inteligjent të zgjuar.

Zyra për marrëdhënie me publikun të Gardës Revolucionit Islamik të Iranit ditën e hënë me anë të një deklarate, ka deklaruar: "Organizata Inteligjente e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit gjatë një operacioni të komplikuar inteligjent ka arrestuar Ruhollah Zam, njërin prej liderëve medial të armikut dhe luftës psikologjike kundër Republikës Islamike të Iranit".

Në këtë deklaratë thuhet: Organizata Inteligjente e Gardës Revolucionare duke përdorur metodat moderne inteligjente ka arritur t'i administrojë shërbimet inteligjente të huaja sipas qëllimeve të saj dhe Ruhollah Zam ta drejtojë drejt Iranit dhe ta arrestojë. Ruhollah Zam gjatë viteve të fundit me drejtimin dhe financimin e drejtpërdrejtë të tyre ka kryer operacioneve të gjera të luftës psikologjike për krijimin e përçarjeve dhe mosmarrëveshjeve mes organeve shtetërore të Republikës Islamike të Iranit, ka zhvilluar një propagandë iranofobike duke publikuar gënjeshtra dhe duke futur dilema në mesin e të rinjve me qëllim të krijimit të rrethanave për kryerjen e veprimeve të dhunshme dhe terroriste dhe për krijimin e trazirave dhe pasigurisë në Iran".

Në vazhdim të deklaratës së Gardës Revolucionare të Iranit theksohet: "Ruhollah Zam edhe pse ishte nën drejtimin e shërbimeve inteligjente të Francës dhe nën financimin dhe mbështetjen e shërbimeve inteligjente të Amerikës dhe të regjimit sionist dhe mbrohej në mënyrë të vazhdueshme nga këto shërbime, më në fund ra në kurthin e agjentëve të Organizatës Inteligjente të Gardës Revolucionare dhe u arrestua".