Në Iran zhvillohet takimi për bashkëpunim atomik mes Iranit, Kinës dhe Anglisë
Takimi koordinues i Iranit dhe krerëve të përbashkët të grupit punues për projektin e modernizimit të reaktorit Arak, është zhvilluar sot në Teheran me pjesëmarrjen e delegacioneve nga Agjencia për Energji Atomike e Iranit, Kina dhe Anglia.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Behruz Kamalvandi, zv/shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, Rob Macaire, ambasadori i Anglisë në Teheran, delegacioni i ekspertëve nga Anglia i kryesore nga Robin Grimes dhe delegacioni i ekspertëve nga Kina i kryesuar nga Vai King Ming ishin të pranishëm në këtë takim.
Ambasadori i Anglisë në Teheran pas këtij takimi në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: "Bashkëpunimi civil atomik është një prej dobive të marrëveshjes bërthamore për Iranin.
Ky takim është zhvilluar në kohën kur Irani për shkak të sabotimeve të shteteve evropiane në kryerjen e zotimeve të tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore, në tre faza ka reduktuar zbatimin e zotimeve të vete në kuadër të kësaj marrëveshje.