Ekspozohet avioni "Jet" trajnues me emrin "Jasin" i prodhuar nga Irani
Avioni i llojit "Jet" trajnues i prodhuar tërësisht nga Irani me emrin "Jasin", u ekspozuar sot (të enjten) në mëngjes në bazën ajrore "Shehid Noje" në Hamedan.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se avioni i llojit "Jet" trajnues i prodhuar tërësisht nga Irani dhe ultrazëri, është ekspozuar gjatë një ceremonie zyrtare me pjesëmarrjen e gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit, të gjeneral Aziz Nasirzade, komandant i forcave ajrore të ushtrisë së Iranit dhe Sorna Satari, sekretari për çështje shkencore dhe teknologjike pranë presidencës së Iranit, si dhe shumë funksionarë shtetëror dhe ushtarak në bazën ajrore "Shehid Noje" në provincën e Hamedanit.
Ky avion trajnues ultrazëri, pasi ka kaluar me sukses fazat testuese, me urdhrin e komandantit të forcave ajrore të ushtrisë së Iranit, ka kryer fluturimin e parë zyrtar mbi hapësirën ajrore të Hamedanit.
Ky avion trajnues është projektuar dhe prodhuar nga ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit në bashkëpunim me forcat ajrore të ushtrisë iraniane.