Xhahangiri: Arbaini Husejnit, manifestim i unitetit dhe solidaritetit të botës islame
Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit në takim me kryebashkiakun e provincës Naxhaf të Irakut, deklaroi se pjesëmarrja e miliona besimtarëve myslimanë dhe të feve të tjera që kanë ardhur nga vende të tjera dhe tubimi i tyre brenda një periudhe të shkurtë kohor, është manifestim i miqësisë, solidaritetit dhe unitetit të botës islame.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Is’hak Xhahngiri, zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit, sot (të shtunën) ka shkuar në qytetin Naxhaf të Irakut dhe ka zhvilluar takime me autoritete të larta feta dhe shtetërore të Irakut ku ka falënderuar dhe vlerësuar lartë mikpritjen e popullit irakian ndaj vizitorëve të Imam Husejnit (a.s.).
Is’hak Xhahangiri në takim me kryetarin e Naxhafit, deklaroi: “Qeveria e Iranit nuk do të kursej kurrfarë ndihme dhe bashkëpunimi me autoritetet irakiane për mënjanimin e problemeve dhe pengesa në rrugën e organizimit në nivel sa më të mirë të marshit të Arabinit Husejnit”.
Leoj El-Jasiri, kryetari i provincës Naxhaf të Irakut, në këtë takim deklaroi: “Marshi i Arbainit luan rol shumë të madh në forcimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve dhe mes të dy popujve, prandaj duhet shfrytëzuar të gjitha potencialet për ngritjen e marrëdhënieve bilaterale”.