Garda Revolucionare: Marshimi i Arbainit është simboli i unitetit të myslimanëve
(last modified Sat, 19 Oct 2019 19:34:25 GMT )
Tetor 19, 2019 21:34 Europe/Tirane
  • Garda Revolucionare: Marshimi i Arbainit është simboli i unitetit të myslimanëve

Miliona pelegrinë, përfshirë më shumë se 3,5 milion iranianë, kaluan kufijtë e Irakut për rreth 15 ditë për të shkuar në Qerbela, ku ndodhet mauzoleu i shenjtë i Imam Huseinit, imami i tretë i myslimanëve shi'itë dhe nipi i Profetit të madh të Islamit (s.a.v.s).

Të shtunën, komandanti i përgjithshëm i Korpusit të Rojeve Revolucionare të Iranit, gjeneral Husein Salami, mori pjesë në një tubim të madh me rastin e Arbainit, të mbajtur në jug të Teheranit. Gjeneral Salami u tha gazetarëve: "Arbaini është dita kur të gjithë myslimanët shprehin dashurinë dhe respektin e tyre ndaj Imam Huseinit (as), duke kaluar kufijtë e kohës për të afruar zemrat e tyre me idealet e lëvizjes së Imam Huseinit." "Pelegrinët e Arbainit janë si miliona e miliona pika uji që bashkohen me oqeanin që është Imam Huseini dhe marshimi i tyre madhështor është simbol i unitetit të Umetit Islam dhe fitorja e myslimanëve mbi shtypjen dhe tiraninë, frymëzohet nga Ashura dhe lëvizja e Imam Huseinit (as) ", shtoi komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare duke theksuar se idealet universale të lëvizjes së Imam Huseinit (as) i përkasin tërë njerëzimit. Për të shprehur mirënjohjen e tij për popullin irakian, gjeneral Husein Salami tha: "Irakianët kanë treguar mikpritje të madhe dhe ne duam t'i falënderojmë të gjithë. Për të shprehur respektin, ne i puthim duart dhe këmbët e tyre. "

 

Tags