Zarif thekson domosdoshmërinë e shumanshmërisë
(last modified Tue, 22 Oct 2019 09:09:49 GMT )
Tetor 22, 2019 11:09 Europe/Tirane
  • Zarif thekson domosdoshmërinë e shumanshmërisë

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit i pranishëm në simpoziumin ndërkombëtarë “ Njëanshmëria dhe e drejta ndërkombëtare” takim që u mbajt në Teheran theksoi se shumanshmëria në shoqërinë ndërkombëtare është domosdoshmëri.

Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në këtë simpozium theksoi se qeveritë nuk mund të marrin të vetme dhe në formë të njëanshme vendim për botën shtoi se qeveritë kanë arritur në përfundimit se të vetme nuk mund të zgjidhin problemet e tyre dhe në formë të vetme nuk mund të përballojnë sjelljet destruktive dhe destabilizuese të të tjerëve dhe për këtë ata i janë bashkuar bashkimit të shumanshëm. Në këto kushte zhvillimet aktuale të botës dhe ndikimet e tyre janë përhapur me shpejtësi të madhe dhe fjalimi i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit mbi çështjen e shumanshmërisë ka rëndësi tepër të madhe. Kjo çështje është theksuar edhe nga presidenti i Republikës Islamike të Iranit Hasan Ruhani gjatë fjalimit ë tij të fundit në takimin e AP të OKB, gjë e cila është mirëpritur dhe përkrahur nga të pranishmit. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në këtë fjalim theksoi se njëanshmëria nuk tregon as fuqi dhe as dobësinë idetë por ajo është reagues i mosnjohjes së botës tashmë të ndërlikuar. Ajo çka ka rëndësi për Bashkësinë Ndërkombëtare është respektimi i normave dhe dispozitave ndërkombëtare, besimi dhe dialogu. Deklarata e ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit në simpozium e Teheranit tregon pikërisht këtë realitet. Shefi i diplomacisë iraniane Muhamed Xhavad Zarif në fjalën e tij ka përmendur shpenzimet ushtarake të Amerikës dhe ka thënë: qeveria amerikane që nga ngjarja e 11 shtatorit e tutje ka shpenzuar me miliarda dollarë në fushën ushtarake mirëpo ajo nuk ka mundur të garantojë sigurinë e qytetarëve të saj. Edhe në çështjen e marrëveshjes bërthamore, Amerika ka bërë një gabim tepër të madh. Siç thotë Armen Gorgen, kryeredaktor i rrjetit televiziv francez France 24, Amerika me daljen e saj nga marrëveshja bërthamore është futur në izolim dhe ajo ka dalë nga rruga. Njëanshmërie dhe mos përkushtimi në akordet dhe marrëveshjet ndërkombëtare mund të jetë një kërcënim i madh për paqen në botë. Isak Al Habib , ambasador i Republikës Islamike të Iranit në OKB i pranishëm në takimin e komitetit të katërt të AP të OKB lidhur me këtë ka thënë: veprimet e njëanshme t qeverisë amerikane mund të shkaktojnë pasoja tepër të rënda për paqen, sigurinë dhe zhvillimin ndërkombëtar. Në këtë mes lind pyetja se si mund të përballemi me njëanshmërinë. Eksperienca e viteve të fundit ka treguar se bashkëpunimi mes vendeve të pavarura u krijon atyre fuqinë e përballjes me rrjedhat dhe veprimet e njëanshme. Irani në këtë fushë ka luajtur një rol aktiv sidomos në zgjidhjen e krizave të rajonit si Siria dhe Iraku dhe kjo ka treguar se bashkëpunimi shumëpalësh është një eksperiencë e suksesshme.

 

 

Tags