Zarif: Amerika rrezik serioz për shumanshmërinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91888-zarif_amerika_rrezik_serioz_për_shumanshmërinë
Shumanshmëria në botë po vihet në rrezik nga ana e Amerikës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 23, 2019 10:27 Europe/Tirane
  • Zarif: Amerika rrezik serioz për shumanshmërinë

Shumanshmëria në botë po vihet në rrezik nga ana e Amerikës.

Kështu ka deklaruar Muhamedan Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit i cili lidhur me organizimin e takimit të krerëve dhe kryeministrave të vendeve anëtare të grupit NAM në Azerbajxhan deklaroi se është e nevojshme që vendet pjesëmarrëse të theksojnë në rolin e diplomacisë dhe shumanshmërisë. Vendet anëtarët e grupit NAM më shumë do të përqendrohen tek shumanshmëria dhe forcimi i saj tha në fjalën e tij shefi i diplomacisë iraniane. ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ndër të tjera shtoi se takimi i krerëve dhe i kryeministrave të vendeve anëtare të grupit NAM është një mundësi më shumë për konsulta dhe diskutime. Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e martë ka shkuar në Baku të Azerbajxhanit për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të grupit NAM. Më 25 dhe 26 tetor, në Baku organizohet takimi i krerëve dhe i kryeministrave të vendeve anëtare të grupit NAM. Takimi i ministrave të jashtëm të këtij grupi mbahet sot dhe nesër. Në takimin e ministrave të jashtëm do të diskutohet dokumenti përfundimtar që do të prezantohet në takimin e ardhshëm të krerëve dhe kryeministrave të këtij grupi.