Irani paralajmëron SHBA-të
Ministri iranian i mbrojtjes, general brigade Amir Hatami, tha se kërcënimi i fundit i Presidentit amerikan Donald Trump për një sulm ushtarak kundër Iranit është vetëm një bllof për të mbuluar dështimet e tij.
"Duket më shumë si një mashtrim për të mbuluar grindjet e tyre për politikat e tyre të dështuara", u tha të mërkurën gjeneral Hatami gazetarëve në margjinën e një takimi të kabinetit. Deklaratat e tij erdhën në përgjigje të Trump i cili tha të hënën se SHBA mund të hyjnë në luftëra të reja, kur u pyet për përparësitë e politikës së jashtme të Uashingtonit. Trump këmbënguli se ai po punon për të sjellë në shtëpi ushtarët amerikanë, por paralajmëroi se SHBA së shpejti mund të hyjë në konflikte të reja ushtarake. Ministri iranian i mbrojtjes paralajmëroi SHBA-të për një reagim dërrmues në rast të ndonjë sulmi kundër Iranit. "Nëse ata bëjnë një gabim, ata do të marrin një përgjigje që do t'i bëjë më të turpëruar sesa veprimet e mëparshme që shkaktuan poshtërimin e tyre," tha Hatami. Ai tha se Forcat e Armatosura të Iranit janë plotësisht të gatshme për të mbrojtur kufijtë e vendit dhe do të japin një përgjigje dërrmuese për çdo kërcënim ose kërkesë të tepruar".