Ministri i jashtëm i Iranit takohet me homologun e tij turk
(last modified Thu, 24 Oct 2019 13:05:31 GMT )
Tetor 24, 2019 15:05 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Iranit takohet me homologun e tij turk

Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Turqisë kanë zhvilluar një takim gjatë punimeve të samitit të vendeve anëtare të grupit NAM në Baku të Azerbajxhanit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në këtë takim që u zhvillua sot në mëngjes, Muhamed Xhavad Zarif dhe Mevlyt Çavushoglu ka diskutuar në lidhje me zhvillimet më të fundit në marrëdhëniet bilaterale, rrethanat aktuale në veri të Sirisë, procesin e konferencës së Astanas dhe formimin e komitetit për hartimin e Kushtetutës së Sirisë dhe çështje të tjera me interes të të dy vendeve.

Zarif edhe ditën e kaluar në takime të veçanta ka biseduar ministrat e punëve të jashtme të Azerbajxhanit, Irakut, Serbisë, me këshilltarin për siguri kombëtare të Afganistanit dhe me presidentin e Azerbajxhanit.

 

Tags