Irani paralajmëron BE-në se rruga e diplomacisë po ngushtohet çdo ditë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91953-irani_paralajmëron_be_në_se_rruga_e_diplomacisë_po_ngushtohet_çdo_ditë
Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit ka paralajmëruar palët evropiane në marrëveshjen bërthamore se koha po mbaron dhe se çdo ditë rruga për diplomaci po bëhet më e ngushtë dhe më e pakalueshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 25, 2019 17:24 Europe/Tirane
  • Irani paralajmëron BE-në se rruga e diplomacisë po ngushtohet çdo ditë

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit ka paralajmëruar palët evropiane në marrëveshjen bërthamore se koha po mbaron dhe se çdo ditë rruga për diplomaci po bëhet më e ngushtë dhe më e pakalueshme.

Abas Erakçi i bëri këto komente në një takim me Zëvendësministrin e Jashtëm rus Sergei Ryabkov në Moskë. Në takimin katër orësh, diplomati iranian iu referua nismës së Presidentit francez Emmanuel Macron për të shpëtuar marrëveshjen dhe tha se Irani gjithmonë mirëpret çdo ide dhe nismë që mund të kontribuojë në zgjidhjen paqësore të krizës. Sidoqoftë, ai shtoi se  "nisma të tilla janë të pranueshme vetëm nëse ato janë të ekuilibruara dhe realiste dhe u shërbejnë interesave të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore." "Nëse kërkesat e Iranit nuk përmbushen, Republika Islamike do të vazhdojë të reduktojë angazhimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore bazuar në të drejtën e saj të parashikuar në nenin 36 të marrëveshjes, dhe askush nuk duhet të dyshojë në vendosmërinë e Iranit për ta bërë këtë", deklaroi Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit.