Mbi 16 mijë vizitorë të huaj arrijnë në Mashhad
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91974-mbi_16_mijë_vizitorë_të_huaj_arrijnë_në_mashhad
Mbi 16 mijë vizitorë të huaj me rastin e ditëve të përvjetorit të vdekjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe martirizimit të Imam Ali Reza (a.s.), kanë hyrë në Iran për të shkuar në Mashhad, në verilindje të Iranit për të vizituar varrin e Imam Ali Reza (a.s.), imamit të tetë të myslimanëve shiitë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 26, 2019 15:44 Europe/Tirane
  • Mbi 16 mijë vizitorë të huaj arrijnë në Mashhad

Mbi 16 mijë vizitorë të huaj me rastin e ditëve të përvjetorit të vdekjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe martirizimit të Imam Ali Reza (a.s.), kanë hyrë në Iran për të shkuar në Mashhad, në verilindje të Iranit për të vizituar varrin e Imam Ali Reza (a.s.), imamit të tetë të myslimanëve shiitë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se nesër (të dielën) më 28 safar 1441 hixhri kameri që përkon me 27 tetor 2019, është përvjetori i vdekjes së Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe martirizimi i Imam Hasan Muxhteba (a.s.), imamit të dytë të myslimanëve shiitë.

Shumica e këtyre vizitorëve përbëhet nga myslimanët e Indisë, Pakistanit dhe vendeve arabe dhe Azarbajxhanit.

Në këto ditë gjithashtu shumë myslimanë sunitë nga anë e mbanë Irani kanë shkuar të vizitojnë Mauzoleun e Imam Ali Reza (a.s.) në qytetin Mashhad.