Musavi: Irani po I ndjek me kujdes zhvillimet në Irak
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit pasi shprehu keqardhje për zhvillimet e fundit në Irak që rezultuan me vdekjen dhe plagosjen e disa protestuesve dhe shkatërrimin e pronës publike, deklaroi se Irani po i ndjek me kujdes zhvillimet në këtë vend.
Abas Musavi, lidhur me zhvillimet aktuale në Irak deklaroi se Irani mbështet kërkesat e popullit Irakian që janë shprehur qartazi nëpër deklaratat e klerikëve fetarë dhe që janë konfirmuar nga Adel Abdul’mehdi kryeministër i Irakut. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit shprehu keqardhjen për ngjarjet e rënda që kanë çuar në vdekjen dhe plagosjen e dhjetëra personave dhe prishjen e pronës publike në Irak dhe shtoi se “ kemi besim që qeveria dhe kombi Irakian së bashku me faktorin fetar do të mund të zgjidhin problemet dhe së bashku do të rindërtojnë dhe zhvillojnë Irakun. Në disa province të Irakut prej disa ditësh janë organizuar protesta të gjera që kanë shkaktuar prishje të rendit publik. Papunësia dhe korrupsioni administrative janë arsyet kryesore të protestave të fundit në Irak që kanë degjeneruar me dhunë duke vrarë dhe plagosur disa protestues. Faktet tregojnë se protestat në Irak nuk kanë qenë të nisura vetvetiu por janë ndikuar nga faktori i huaj.