Muzikanti iranian fiton çmimin e festivalit Womax për vitin 2019
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92014-muzikanti_iranian_fiton_çmimin_e_festivalit_womax_për_vitin_2019
Kejhan Kalhor, është muzikanti iranian që ka fituar çmimin e muzikantit më të mirë për vitin 2019.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 28, 2019 04:36 Europe/Tirane
  • Muzikanti iranian fiton çmimin e festivalit Womax për vitin 2019

Kejhan Kalhor, është muzikanti iranian që ka fituar çmimin e muzikantit më të mirë për vitin 2019.

Në festivalin botëror të muzikës Womax, që u organizua në Finlandë, titullin muzikanti më i mirë në botë e ka fituar iraniani Kejhan Kalhor. Ai është muzikant i muzikës tradicionale dhe me kompozimet e tij është zgjedhur muzikanti më i mirë nga juria e festivalit. Sajti zyrtar i festivalit Womax pasi muzikanti Kalhor çmimin e tij ja ka dedikuar profesorit të këngës dhe muzikës iraniane Muhamed’reaza Shaxharian, ka thënë: Për Kejhan Kalhor muzika është zëri i tij dhe ai me muzikën e vet duket sikur flet më gjuhën e të gjithë botës nga e kaluara e deri në të ardhmen. Ky muzikant i madh iranian me muzikën e tij ka dialoguar edhe me muzikantë të tjera nga bota si Shoxhat Husein Khan nga India, Jojoma dhe grupi ndërkombëtar rruga e mëndafshtë, Erdal Arzanxhan nga Turqia, Trio Rambrant nga Hollanda, Tumani Diabate nga Mali dhe grupi Bruklin Rajder.