Zarif arrin në Doha
(last modified Mon, 28 Oct 2019 19:38:22 GMT )
Tetor 28, 2019 20:38 Europe/Tirane
  • Zarif arrin në Doha

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif mbërriti në Doha të hënën në mbrëmje për të marrë pjesë në Takimin e Grupit Qendror të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Më parë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Mousavi i tha agjencisë IRNA se Zarif do të marrë pjesë në disa panele që lidhen me konferencën. Në fjalimet e tij, Ministri i Jashtëm iranian do të shtjellojë zhvillimet aktuale në Gjirin Persik, si dhe qëndrimin e Iranit në këtë drejtim, shtoi ai. Ndërkohë mësohet se Presidenti i rajonit të Kurdistanit të Irakut, Nichervan Barzani u takua të hënën në Katar me Ministrin e Jashtëm të Iranit Muhamed Xhavad Zarif. Dy zyrtarët diskutuan zhvillimet e fundit të rajonit, veçanërisht situatën aktuale në Irak, në veri të Sirisë, si dhe çështjet me interes të ndërsjellë.

 

Tags