Zarif: Trump nuk mund të imponojë një marrëveshje të njëanshme për Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92056-zarif_trump_nuk_mund_të_imponojë_një_marrëveshje_të_njëanshme_për_iranin
"Qeveria amerikane nuk mund të vendosë kurrë një marrëveshje të njëanshme për Iranin", deklaroi Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 29, 2019 15:44 Europe/Tirane
  • Zarif: Trump nuk mund të imponojë një marrëveshje të njëanshme për Iranin

"Qeveria amerikane nuk mund të vendosë kurrë një marrëveshje të njëanshme për Iranin", deklaroi Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit.

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif të martën në një intervistë për televizionin Al-Jazeera në Katar edhe një herë u bëri thirrje vendeve të rajonit të "krijojnë besim" midis vendeve në rajon, duke shtuar se nga lufta nuk do të përfitonte askush. Ministri i Jashtëm iranian theksoi: Irani fton vendet e rajonit në iniciativën e krijimit të besimit midis vendeve të rajonit në kuadrin e Nismës së Hormuzit. Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 25 shtator, Presidenti i Iranit Hasan Ruhani duke shpjeguar pozicionet rajonale dhe ndërkombëtare të Iranit, prezantoi një plan rajonal paqeje të quajtur "Nisma e Paqes Hormuz" ose "Koalicioni i Shpresës".