Kërkesa e Gardës Revolucionare për të lidhurit me sajtin armiqësor Amadnews
Garda Revolucionare e Iranit, nga personat e lidhur me sajtin armiqësor dhe kundërshtar Amadnews, ka kërkuar të kontaktojnë me këtë organ.
Ruhallah Zam, kreu i këtij sajti ka qenë i implikuar në trazirat dhe vandalizmat e vitit 2017 dhe ka inkurajuar dhunën në atë kohë. Ai kohët e fundit është arrestuar nga Garda Revolucionare pas një operacioni të ndërlikuar. Garda Revolucionare ka deklaruar se personat të cilët për çdo arsye janë lëkundur dhe kanë bashkëpunuar me Ruhallah Zam apo me sajtin e tij, për të përfituar nga ulja e dënimit të kontaktojnë në e-mailin [email protected]. Garda Revolucionare në këtë njoftim ka bërë të ditur se aktivitetet e të gjithë armiqve dhe kundërshtarëve në hapësirën virtuale në internet, monitorohen në vazhdimësi dhe në formë të plotë.