Zv/ministrja e jashtme e Zvicrës takohet me Zarif
(last modified Wed, 30 Oct 2019 12:51:24 GMT )
Tetor 30, 2019 13:51 Europe/Tirane
  • Zv/ministrja e jashtme e Zvicrës takohet me Zarif

Zv/ministrja e punëve të jashtme të Zvicrës është takuar dhe ka biseduar me ministrin e punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit.

Zonja PaskalBrisvil, zv/ministrja e punëve të jashtme të Zvicrës, sot në mëngjes në Gjenevë është takuar dhe ka biseduar me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të Republikës Islamike të Iranit.

Në këtë takim të dy palët kanë diskutuar në lidhje m e zhvillimet më të fundit në marrëdhëniet bilaterale, çështjet rajonale dhe marrëveshjen bërthamore.

Vlen të theksohet se ministri i punëve të jashtme të Iranit dje (të martën) ka shkuar në Gjenevë për të marrë pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të konferencës së Astanas në lidhje me krizën në Siri.

Zarif në fillim të vizitës së tij në Gjenevë është takuar me Sergei Lavrov, ministrin e punëve të jashtme të Rusisë dhe më pas ka marrë pjesë në takimin tre palësh të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të konferencës së Astanasë në lidhje me krizën në Siri.

 

Tags