Siguria dhe nevoja e ruajtjes së saj nga pikëpamja e Liderit Suprem
Lideri Suprem i revolucionit islamik në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e studentëve të akademisë ushtarake të ushtrisë së Iranit në universitetin e sistemit mbrojtës ajror, ruajtjen e sigurisë e ka quajtur një përgjegjësi të shenjtë dhe të ndjeshme të forcave të armatosura të Iranit dhe theksoi nevojën e gatishmërisë për fuqinë mbrojtëse dhe parandaluese përballë armikut.
Komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Iranit në fjalimin e tij sigurinë e çdo shoqërie e ka quajtur pikën më të ndjeshme të çdo vendi dhe duke përmendur planet e armiqve për të hequr sigurinë e vendeve të tjera në rajon tha: "Udhëheqësit e popujve të Irakut dhe Libanit duhet ta dinë se prioriteti parësor i tyre është kurimi i pasigurisë dhe popujt e vendeve duhet ta dinë se kërkesat e drejta dhe legjitime të tyre mund të realizohet në kuadër të strukturave dhe mekanizmave ligjorë". Ajetollah Khamenei ditën e mërkurë në ceremoninë e 17-të të përbashkët të oficerëve të diplomuar në universitetet ushtarake të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit që u zhvillua në Universitetin e Bazës Kundërajrore "Khatemul-Anbija", deklaroi: "Autorët e projekteve djallëzore dhe të rrezikshme janë të identifikuar dhe prapa këtyre zhvillimeve qëndron Amerika dhe shërbimet inteligjente perëndimore me mbështetjen financiare të disa shteteve servile të rajonit". Amerika me veprimet e saj destruktive dhe ndërhyrjet ushtarake në rajon, ka krijuar grupet terroriste Al Kaida dhe ISIS dhe është bërë shkak për shkatërrimin e Afganistanit, Irakut dhe Sirisë, si dhe ka përhapur pasigurinë duke grabitur naftën dhe pasuritë e popujve të rajonit. Lideri suprem më herët në një fjalim të mbajtur në takimin që pati me komandantët e gardës revolucionare përmendi shpenzimet e armiqve dhe sidomos të Amerikës në Afganistan, Irak dhe në Siri dhe tha: Ata me shpenzime të shumta krijuan ISIS-in dhe e kanë mbështetur këtë grup terrorist me armatime, propagandë dhe mjete financiare ndërsa sot kur me vullnetin e të rinjve të Sirisë, Irakut dhe Iranit, ISIS-i është zhdukur, mashtrojnë duke pretenduar se “ ne kemi shkatërruar ISIS-in”. Amerika me mbështetjen e Arabisë Saudite në luftën kundër Jemenit dhe me veton e vendosur kundër rezolutave për të dënuar regjimin pushtues sionist, është bërë shkak për vazhdimin e luftërave, pasigurisë, shkatërrimeve dhe vrasjen e mijëra njerëzve të pafajshëm. Ky realitet tregon se siguria është një prej prioriteteve kryesore të çdo vendi, i cili duhet të ruajë vigjilencën dhe gatishmërinë e tij në këtë fushë. Irani për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin ka fuqi preventuese në nivel strategjik dhe në asnjë moment të vetën nuk lejon fuqitë ndërhyrëse që të krijojnë kriza dhe që me anë të luftës proksi dhe terrorizmit të vënë në rrezik sigurinë e vendit. Fuqia e vërtetë e forcave të armatosura të Iranit është mbështetja tek potencialet vendase dhe mos pasja frikë nga armiqtë. Nga pikëpamja e doktrinës ushtarake dhe të sigurisë së Iranit ekzistojnë parametra të cilat kanë ndryshim thelbësor për nga vlerat dhe aspekti humanitar në krahasim me ushtritë e fuqive hegjemoniste. Lideri suprem i revolucionit islamik duke bërë dallimet e ushtrive të fuqive hegjemoniste me ushtrinë e Republikës Islamike të Iranit ka thënë: "Përgjegjësia kryesore e ushtrive të fuqive arrogante është agresioni, uzurpimi dhe goditje e vendeve të tjera, mirëpo në filozofinë dhe logjikën e forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit agresioni ndaj shteteve të tjera kurrë nuk ka kurrfarë pozite, ndërsa mbrojtja e vendit ekziston në mënyrë të fuqishme dhe të palëkundur". Është fakt se fuqitë arrogante dhe hegjemoniste kurrë nuk kanë kërkuar stabilitet dhe siguri dhe kudo që kanë shkelur nuk kanë sjellë gjë tjetër veçse pasiguri, luftë dhe terrorizëm. Noam Camski, teoricien i njohur amerikan thotë: Mbështetja për grupet terrorist dhe për ISIS është një prej intrigave dhe kurtheve të Amerikës ndërkohë që Amerika akuzon Iranin për gjoja prishjen e stabilitetit në rajon. Amerika me pretekstin e vendosjes së sigurisë ka vjelë burimet e vendeve të rajonit duke u shitur atyre armatime. Kjo është në kohën kur vetë Amerika është faktori më kryesor dhe më i madh i destabilizimit të rajonit të Azisë Perëndimore. Sot gjithashtu jemi dëshmitarë të përçarjeve të krijuara nga armiqtë që kanë për qëllim heqjen e sigurisë së vendeve. Ajetollah Khamenei duke përmendur skenarët në këtë fushë ka thënë: "Armiqtë ide të tilla kishin edhe për Iranin, mirëpo populli i Iranit me vigjilencë reagoi me kohë dhe doli në skenë ndërsa edhe forcat e sigurisë ishin në gjendje gatishmërie dhe neutralizuan ato komplote". Lideri suprem i revolucionit islamik në fjalimin e tij ka zbuluar qëllimet e vërteta të armikut dhe vartësve të tyre dhe i ka këshilluar popujt e rajonit të jenë të vetëdijshëm dhe vigjilentë dhe të përballen me ato rrjedha që kërkojnë të shkatërrojnë sigurinë e shoqërisë.