Irani dhe Turqia, partnerë të sigurt në ditë të vështira
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92101-irani_dhe_turqia_partnerë_të_sigurt_në_ditë_të_vështira
Republika Islamike e Iranit dhe Turqia, si dy fqinjë, gëzojnë marrëdhënie të mira në fusha të ndryshme, veçanërisht në fushën ekonomike dhe janë gjithashtu aktorë efektivë në nivel rajonal.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 31, 2019 06:37 Europe/Tirane
  • Irani dhe Turqia, partnerë të sigurt në ditë të vështira

Republika Islamike e Iranit dhe Turqia, si dy fqinjë, gëzojnë marrëdhënie të mira në fusha të ndryshme, veçanërisht në fushën ekonomike dhe janë gjithashtu aktorë efektivë në nivel rajonal.

Irani dhe Turqia vitet e fundit për shkak të afrimitetit kulturor, historik dhe të kufijve të përbashkët kanë rritur bashkëpunimin ekonomik, duke synuar kuotën 30 miliardë dollarë në vit në tregtinë midis dy vendeve. Krijimi i Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit midis Iranit dhe Turqisë ka përshpejtuar mbajtjen e rregullt të takimeve komisioneve të ndryshme të specializuara si Komisioni i Përbashkët Ekonomik, Komisioni i Përbashkët për Transport dhe Komiteti Strategjik i Bujqësisë, si dhe përdorimi i monedhës kombëtare në shkëmbimet tregtare dhe bankare për të përshpejtuar zhvillimin e marrëdhënieve midis Teheranit dhe Ankarasë. Duke pasur parasysh këtë proces dhe vullnetin e udhëheqësve të Republikës Islamike të Iranit dhe Turqisë për të pasur marrëdhënie sa më të mira ekonomike dhe politike, perspektiva e marrëdhënieve midis dy vendeve është bërë edhe më e qartë. Përdorimi i monedhës kombëtare dhe i lidhjeve midis sistemit financiar të Iranit dhe Turqisë, si dhe zhvillimi i bashkëpunimeve trepalëshe dhe shumëpalëshe me vendet e tjera, ofrojnë përfitime dhe plotësimin e  interesave të të dy kombeve dhe rajonit. Irani dhe Turqia kanë kapacitete të mëdha, veçanërisht në fushat e energjisë, bujqësisë, turizmit dhe transportit hekurudhor dhe marrëdhëniet kufitare dhe krahinore mund të jenë faktor stimulant për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik, kurse sektori privat duke u bërë më aktiv mund të plotësojë gjithnjë e më shumë synimet dhe objektivat e përbashkëta të Iranit dhe Turqisë. Në lidhje me këtë, Mahmud Vaezi, Shefi i Zyrës së Presidentit të Republikës Islamike të Iranit, të Mërkurën (30 tetor 2019), në ditën kombëtare të Turqisë në Teheran, tha se marrëdhëniet midis dy vendeve janë strategjike dhe kjo është pasuria më e mirë për të dy vendet që të kenë marrëdhënie të shkëlqyera. Marrëdhëniet e mira dhe konstruktive midis Republikës Islamike të Iranit dhe Turqisë nuk janë të kufizuara vetëm në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale sepse edhe në arenën rajonale si Teherani ashtu edhe Ankaraja luajnë një rol të rëndësishëm në menaxhimin e zhvillimeve rajonale dhe sferën e tyre të ndikimit. Bashkëpunimi Iran-Turqi në krizën siriane në kuadër të procesit të Astanasë, në të cilin ka ndikuar thellë edhe roli i Rusisë, ka kontribuar në realizimin e një sigurie dhe stabiliteti të pranueshëm në Siri dhe në rajon. Zgjidhja e krizës në veri të Sirisë dhe mbajtja e takimit të parë të Komitetit Kushtetues Sirian në Gjenevë të Zvicrës, pas konsultimeve midis ministrave të jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Turqisë, demonstruan efektivitetin e bashkëpunimit të të tre vendeve. Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh dërguar Rexhep Taip Erdogan, pasi e ka uruar atë për ditën kombëtare të Turqisë ka thënë: Zhvillimet e dekadës së fundit në rajon dhe roli efikas i Iranit dhe Turqisë në zgjidhjen e çështjeve tregon se bashkëpunimi mes dy vendeve është garantues i paqes, sigurisë he stabiliteti në vendet e rajonit. Ndër të tjera presidenti i Republikës Islamike të Iranit marrëdhëniet mes Iranit dhe Turqisë i cilësoi miqësore dhe vëllazërore dhe shtoi: Krijimi i këshillit të bashkëpunimit dypalësh dhe organizimi i takimeve të këtij këshilli si dhe organizimi i komisioneve speciale si komisioni i përbashkët ekonomik, ai i transportit dhe i bujqësisë do të jenë efikas në zgjerimin e marrëdhënieve mes Teheranit dhe Ankarasë.