Netanjahu: Izraeli i vetëm përballë Iranit
Kryeministri aktual izraelit, i cili po kalon një periudhë të vështirë në Tel Aviv, beson se veprimi i SHBA kundër Iranit nuk mund të pritet vitin e ardhshëm dhe se Izraeli është i vetëm kundër Iranit.
Duke folur me një grup të ministrave të enjten, Benjamin Netanjahu tha se ata nuk duhet të presin që Shtetet e Bashkuara të ndërmarrin veprime serioze kundër Iranit për të paktën deri vitin e ardhshëm. Sipas kanalit 13 televiziv izraelit, Netanjahu pretendoi se Irani po bëhej më i guximshëm duke pasur parasysh mungesën e përgjigjes nga Shtetet e Bashkuara. Ai pohoi për herë të parë publikisht se vendi i tij hezitonte të vepronte, duke konfirmuar deklaratat e bëra javët e fundit nga zyrtarët izraelitë. "Guximi i Iranit po rritet, ai po bëhet edhe më i fortë në mungesë të përgjigjes," tha Netanjahu sipas televizionit izraelit. Zyrtarët ushtarakë izraelitë kanë frikë se Irani do të fillojë t'u përgjigjet sulmeve izraelite kundër pozicioneve të Rezistencës në Siri dhe Irak. Të mërkurën, Shefi i Forcave Ajrore izraelite, Amikam Norkin tha se e gjithë mbrojtja ajrore izraelite u vu në gatishmëri për tu mbrojtur kundër sulmeve raketore ose të dronëve nga Irani ose nga aleatët e tij në rajon. Në fillim të kësaj jave, kryeministri izraelit kishte ngritur mundësinë e lëshimit të raketave iraniane në territoret e okupuara palestineze duke pretenduar se Irani i kishte vendosur tashmë ato në vende të ndryshme për të njëjtin qëllim.