Zarif: Sanksionet e reja të SHBA, dështim maksimal i presionit maksimal
(last modified Fri, 01 Nov 2019 19:16:44 GMT )
Nëntor 01, 2019 20:16 Europe/Tirane
  • Zarif: Sanksionet e reja të SHBA, dështim maksimal i presionit maksimal

Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif ka denoncuar Shtetet e Bashkuara për vendosjen e një raundi të ri të sanksioneve kundër Teheranit, këtë herë duke synuar sektorin e ndërtimit, duke thënë se sanksionet e reja tregojnë "dështimin maksimal" të Uashingtonit në atë që ai e quan politikë të presionit maksimal në lidhje me Republikën Islamike.

"Nënshtrimi i punëtorëve të ndërtimit në Terrorizmin Ekonomik manifeston vetëm dështimin maksimal të "presionit maksimal ", tha të premten Zarif në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Twitter. Ai përsëriti edhe një herë vendosmërinë e popullit iranian për të qëndruar i fortë përballë sjelljes armiqësore të Uashingtonit. "SHBA mund të sanksionojë çdo burrë, grua dhe fëmijë, por iranianët nuk do t'i nënshtrohen kurrë shantazhit", shkroi ai. Diplomati i lartë iranian bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara të braktisin politikat e dështuara dhe të kthehen në marrëveshjen bërthamore, të nënshkruar midis Iranit dhe fuqive të mëdha botërore, në vend që të zhysin veten më thellë në izolim.

 

Tags