Grupi NAM kundërshton kufizimet e Amerikës ndaj përfaqësuesve iranianë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92288-grupi_nam_kundërshton_kufizimet_e_amerikës_ndaj_përfaqësuesve_iranianë
Grupi i vendeve të paangazhuara NAM ka kërkuar nga OKB që me shpejtësi të eliminojë kufizimet e vendosura ndaj diplomatëve të disa vendeve mes tyre Iranit, nga ana e Amerikës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 07, 2019 10:08 Europe/Tirane
  • Grupi NAM kundërshton kufizimet e Amerikës ndaj përfaqësuesve iranianë

Grupi i vendeve të paangazhuara NAM ka kërkuar nga OKB që me shpejtësi të eliminojë kufizimet e vendosura ndaj diplomatëve të disa vendeve mes tyre Iranit, nga ana e Amerikës.

Isak al-Habib, ambasador i Republikës Islamike të Iranit në okb i pranishëm në komitetin e gjashtë të kësaj organizate, në cilësinë e përfaqësuesit të grupit NAM ka kërkuar të hiqen kufizimet e vendosura nga ana e Amerikës ndaj diplomatëve zyrtare të disa vendeve të grupit NAM që ftohen nga OKB. Në deklaratën e lëshuar nga grupi NAM thuhet: Ne kërkojmë të zbatohen normat dhe dispozitat e OKB dhe të konventës së Gjenevës lidhur me marrëdhëniet diplomatike dhe praninë e përfaqësuesve të vendeve anëtare të OKB. Qeveria amerikane në vazhdën e armiqësisë së saj me popullin iranian, ka vendosur kufizimet për qarkullimin e funksionarëve dhe diplomatëve të Republikës Islamike të Iranit brenda territorit amerikan dhe atyre u lejohet të qarkullojnë në qarkoren prej 3 milje larg nga selia e OKB.