Gjeneral Husein Salami: Kemi mësuar të jemi gjithmonë fituesi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92312-gjeneral_husein_salami_kemi_mësuar_të_jemi_gjithmonë_fituesi
Me rastin e ceremonisë së prezantimit të 700 projekteve të ndërtimit, Gjeneral Husein Salami, Komandant i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), përshëndeti vullnetarët e rinj që mbrojnë dinjitetin dhe sovranitetin e popullit iranian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 07, 2019 16:29 Europe/Tirane
  • Gjeneral Husein Salami: Kemi mësuar të jemi gjithmonë fituesi

Me rastin e ceremonisë së prezantimit të 700 projekteve të ndërtimit, Gjeneral Husein Salami, Komandant i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), përshëndeti vullnetarët e rinj që mbrojnë dinjitetin dhe sovranitetin e popullit iranian.

"Ne nuk mund të mposhtemi në asnjë betejë. Kjo është e pamundur. Vullnetarët e rinj janë ushtarët dhe oficerët e një beteje të madhe. Armiku ka vënë në shënjestër nderin tonë dhe territorin tonë, "tha komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit. "Lufta psikologjike dhe në terren e armikut ka shënjestruar dinjitetin tonë, sovranitetin tonë dhe territorin tonë", tha gjenerali Salami. "Falë jush, vullnetarë të rinj, Irani është gjithnjë i ndritshëm. Falë jush, njerëzit tejkalojnë vështirësitë dhe do të arrijnë më shpejt objektivat e tyre kryesore ", shtoi ai. "Le t'a dinë armiqtë; ne i kthejmë të gjitha kërcënimet tuaja në mundësi dhe ju do të jeni humbësit, sepse keni mësuar të jeni gjithmonë humbës, ndërsa ne kemi mësuar të jemi gjithmonë fituesit ", tha gjeneral Husein Salami.