Zarif thekson në negociata për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore
(last modified Sat, 09 Nov 2019 07:49:31 GMT )
Nëntor 09, 2019 08:49 Europe/Tirane
  • Zarif thekson në negociata për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore

Rruga për ruajtjen e programit të përbashkët të veprimit sipas marrëveshjes bërthamore është e hapur. Kështu ka deklaruar Muhamed Xhavad Zarif ministër i Republikës Islamike të Iranit i cili vuri në dukje se Teherani ka zbatuar hapin e katërt të uljes së zotimeve të tij pas shkeljes së drejtave që i janë përcaktuar në marrëveshjen bërthamore.

Muhamed Xhavad Zarif në prag të vizitës së tij në Turqi, lidhur me uljen e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore shtoi se Teherani edhe më herët kishte paralajmëruar se në rast se veprimet e palës tjetër nuk japin rezultat, Irani do të ndërmarrë hapa të tjerë për uljen e zotimeve të tij. Irani me gjithë zbatimin e fazës së katërt të uljes së zotimeve të tij në shenjë reagimi ndaj shkeljeve të Amerikës dhe mangësive të evropianëve në zbatimin e zotimeve të tyre, vazhdon negociatat. Ministri Zarif ka shkruar në Turqi për të marrë pjesë në takimin e 24-ët të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI ( ECO) që mbahet në Turqi. Në këtë takim do të diskutohet për reformimin e organizatës dhe perspektivën e saj të vitit 2025 për të cilat u arrit dakord në takimin e mëparshëm në Teheran. Gjatë qëndrimit në Turqi, shefi i diplomacisë iraniane do të ketë takime të ndara me ministrat e vendeve anëtare të këshillit ECO. Takimi i këshillit ECO do të organizohet sot me pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, Turqisë, Pakistanit, Azerbajxhait, Afganistanit, Taxhikistanit, Uzbekistanit, Kirgizistanit, Kazakistanit dhe Turkmenistanit.

Tags