Erakçi: Qëllimi i reduktimit të zotimeve është ruajtja e marrëveshjes bërthamore
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se qëllimi i Teheranit për reduktimin e zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore, është ruajtja e kësaj marrëveshje.
Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një intervistë me kanalin RT të Rusisë në gjuhën arabe, ka thënë: "Në bazë të paragrafit 36 të marrëveshjes bërthamore, nëse palët e tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore nuk zbatojnë zotimet e tyre, Irani ka të drejtë në mënyrë të përgjithshme ose në detaje, të reduktojë zotimet e veta në këtë marrëveshje. Prandaj Irani këtë veprime e ka kryer në mënyrë graduale me qëllim që të mbetet akoma rast për diplomaci".
Erakçi duke thënë se në lidhje me këtë çështje nuk ekziston kurrfarë dyshimi se Irani nuk kërkon prodhimin e armëve bërthamore, por është armik i këtyre armëve, shtoi: "Politika atomike e Iranit është qartë dhe transparente dhe në bazë të dekretit të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, përdorimi i armëve bërthamore është haram dhe armë të tilla gjithashtu nuk kanë kurrfarë pozite në ideologjinë e sigurisë së Republikës Islamike të Iranit".
Erakçi theksoi: "Irani ka zbatuar zotimet e veta në marrëveshjen bërthamore, mirëpo për fat të keq palët e tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore nuk kanë zbatuar zotimet e veta. Përveç kësaj edhe ANEA e cila që nga fillimi publikonte raporte në lidhje me marrëveshjen bërthamore, vazhdimisht ka deklaruar se Irani ka zbatuar zotimet e veta. Prandaj askush nuk mund ta vendosë në pikëpyetje veprimin e Iranit në këtë drejtim".