Kapaciteti i prodhimit të uraniumit të pasuruar në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92473-kapaciteti_i_prodhimit_të_uraniumit_të_pasuruar_në_iran
Asistenti special i kryetarit të AEAI ka thënë se Irani ka kapacitetin e duhur të prodhojë uranium me çdo lloj niveli pasurimit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 14, 2019 09:09 Europe/Tirane
  • Kapaciteti i prodhimit të uraniumit të pasuruar në Iran

Asistenti special i kryetarit të AEAI ka thënë se Irani ka kapacitetin e duhur të prodhojë uranium me çdo lloj niveli pasurimit.

 Ali’asgar Zaream, asistenti special i kryetarit të AEAI, gjatë një vizitë në qendrën bërthamore Fordo, pasi vuri në dukje se rezervat e uraniumit të prodhuar në Iran arrin në 500 kg, shtoi : zbulimi, nxjerra dhe prodhimi i 400 ton kejk i verdhë, eksporti i ujit të rëndë dhe modernizimi i reaktorit të Arakut janë disa nga sukseset e industrisë bërthamore të Iranit. Zarean gjithashtu vuri në dukje se armiqtë me anë të komploteve mundohen të ngadalësojnë ritmin e aktiviteteve industriale bërthamore të Iranit dhe shtoi se të rinjtë iranianë kanë arritur të neutralizojnë të tilla komplote. Donald Trump president i Amerikës më 8 Maj 2018 tërhoqi në formë të njëanshme Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore që është një marrëveshje ndërkombëtare dhe vendosi rikthimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit. Ky veprim i Donald Trump është dënuar si nga faktori vendas ashtu edhe ai ndërkombëtar. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.