Al-Habib: Rezoluta për të drejtat e njeriut kundër Iranit tendencioze
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92495-al_habib_rezoluta_për_të_drejtat_e_njeriut_kundër_iranit_tendencioze
Zv/përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB, rezolutën për të drejtat e njeriut kundër Iranit e ka cilësuar tendencioze.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 15, 2019 05:40 Europe/Tirane
  • Al-Habib: Rezoluta për të drejtat e njeriut kundër Iranit tendencioze

Zv/përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB, rezolutën për të drejtat e njeriut kundër Iranit e ka cilësuar tendencioze.

Isak al-Habib, i pranishëm në takimin e komitetit të tretë të AP të OKB lidhur me rezolutën kundër Iranit të këtij komiteti ka thënë: Ata persona të cilët me terrorizmin e tyre ekonomik po bëjnë gjenocid kundër qytetarëve iranianë, tani po derdhin lot për të drejtat e tyre të njeriut. Zv/përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB duke dënuar dhe kritikuar sjelljen e dyfishtë dhe të dyanshme të qeverisë së Kanadasë ka thënë: Si është e mundur që Kanadaja arrin të përputhë sjelljet e saj kontradiktore. Si është e mundur që ajo mbështet aparteidin kundër popullit palestinez dhe veten e quan mbrojtëse të të drejtave të njeriut në Iran? Abas Musavi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, miratimin e rezolutës në komitetin e tretë të AP të OKB e ka cilësuar të paligjshme dhe shtoi: Kjo rezolutë nxirret kundër Iranit në një kohë kur hartuesi i saj d.m.th. Amerika nëpërmjet terrorizmit ekonomik kundër popullit iranian ka shkelur të drejtat themelore të 83 milion qytetarëve iranianë sidomos të fëmijëve, grave dhe të moshuarve. Komiteti i tretë i AP të OKB ka miratuar një projekt-rezolutë të propozuar nga Kanadaja sipas të cilës dosja e të drejtave të njeriut në Iran shtyhet edhe për një vit. Amerika dhe regjimi sionist ishin përkrahësit kryesorë të kësaj rezolute.