Zarif: Bashkëpunimi shumëpalësh në interes të të gjithëve
(last modified Mon, 18 Nov 2019 07:58:21 GMT )
Nëntor 18, 2019 08:58 Europe/Tirane
  • Zarif: Bashkëpunimi shumëpalësh në interes të të gjithëve

Bashkëpunimi shumëpalësh mes vendeve të rajonit është në interes të të gjithëve dhe për të gjithë popujt e rajonit.

Kështu deklaroi Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjatë takimit që ai pati me Sashalua Kikenavielidza kryetar i grupit parlamentar të miqësisë mes Iranit dhe Gjeorgjisë. Duke folur mbi rëndësinë dhe rolin e grupeve parlamentare të miqësisë mes dy vendeve ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit theksoi zgjerimin e bashkëpunimit në transport , energji dhe në fusha të tera. Kryetari i grupit të miqësisë parlamentare të Iranit dhe Gjeorgjisë deklaroi se Tbilisi është i gatshëm të zgjerojë bashkëpunimet e tij me Teheranin. Vlen të theksohet se anëtarët e grupit parlamentar të miqësisë mes Iranit dhe Gjeorgjisë ndodhen për një vizitë në Teheran ku u takuan me kryetarin e parlamentit dhe me kryetarin e dhomës së tregtisë së Iranit.

Tags