Iranianët zhvillojnë mitingje kundër trazirave në disa qytete
Qytetarët iranianë kanë dalë në rrugë nëpër të paktën tre provinca kryesore iraniane për të denoncuar aktet e fundit të trazirave dhe vandalizmit, të cilat kanë goditur disa qytete pas një valë protestash kundër vendimit të qeverisë për të rritur çmimet e benzinës.
Tubimet u mbajtën të hënën dhe të martën në provincat veri-perëndimore të Azerbajxhanit Lindor dhe Zanxhanit, si dhe në provincën jugperëndimore të Chaharmahal dhe Bakhtiari, njoftoi Agjencia e Lajmeve Mehr. Demonstruesit të martën u distancuan nga vandalët dhe shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj forcave të huaja që kanë mbështetur hapur anarkistët. Tubimet në qytetin Tabriz u zhvilluan në sheshin qendror Saat, ku demonstruesit hidhnin parulla të tilla si: "Protesta është e drejtë e popullit, por vandalizmi është vepër e armikut," "Ndjekja e Liderit Suprem është rruga e vetme për shpëtim", "SHBA të keni turp, hiq dorë nga intrigat".