Ministri i jashtëm i Iranit bisedon me homologun e tij japonez
(last modified Thu, 21 Nov 2019 12:31:13 GMT )
Nëntor 21, 2019 13:31 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Iranit bisedon me homologun e tij japonez

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit të mërkurën në mbrëmje ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e punëve të jashtme të Japonisë.

Zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se temë e kësaj bisede mes Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe Motegi Toshimitsu, ministri i punëve të jashtme të Japonisë, ishte zhvillimi i gjithanshëm i bashkëpunimeve mes të dy vendeve, zhvillimet më të fundit në fushën e zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe çështjet e tjera më të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.

Të dy palët gjatë këtij kontakti telefonik kanë theksuar se zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve dhe shtimin e bashkëpunimeve në fusha të ndryshme mes të dy vendeve.

 

Tags