Përse sanksionuesit e Iranit dolën mbështetës të lirisë së internetit?
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92636-përse_sanksionuesit_e_iranit_dolën_mbështetës_të_lirisë_së_internetit
Qeveria amerikane (së bashku me vendet e tjera perëndimore), me gjithë sanksionet kundër kombit iranian, këto ditë është bërë më e mirë sesa nëna dhe ka kërkuar vazhdimisht ndërprerjen e shkëputjes së internetit në Iran.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 22, 2019 05:00 Europe/Tirane
  • Përse sanksionuesit e Iranit dolën mbështetës të lirisë së internetit?

Qeveria amerikane (së bashku me vendet e tjera perëndimore), me gjithë sanksionet kundër kombit iranian, këto ditë është bërë më e mirë sesa nëna dhe ka kërkuar vazhdimisht ndërprerjen e shkëputjes së internetit në Iran.

Llogaria e Departamentit të Shtetit të SHBA të mërkurën bëri thirrje për "respektimin e popullit iranian" pasi kanë kaluar 90 orë nga mbyllja e internetit. Në të njëjtën kohë, disa nga aktivistët anti-revolucionarë që më parë kishin shkruar letra presidentit amerikan për të intensifikuar sanksionet kundër popullit iranian, u kanë bërë thirrje gjithashtu vendeve perëndimore të gjejnë një zgjidhje për internetin në Iran. Zyrtarët iranianë ditët e fundit kanë thënë se interneti ishte mbyllur për arsye të kërcënimeve të sigurisë pasi ishin shpallur kuotat e benzinës dhe do të rikthehet sa më shpejt kur çështjet e sigurisë të zgjidheshin, por çështja e parashtruar nga disa për "ruajtjen e respektit" vjen në kohën kur vetëm disa javë më parë ata morën vendim për të ashpërsuar sanksionet dhe ligjet kundër tregtisë së medikamenteve me Iranin. Qeveria amerikane pavarësisht viteve të masave të rrepta për të parandaluar eksportin e artikujve të ndryshëm thelbësorë për popullin, jo vetëm që nuk ka vendosur sanksione në fushën e komunikimeve të lidhura me Internetin, por gjithashtu ka nxjerrë udhëzime për të lehtësuar shkëmbimin e këtyre artikujve. Për shembull, Thesari i SHBA në prill të këtij viti lëshoi një direktivë për të lehtësuar "lirinë e Internetit", duke theksuar: "Eksportimi dhe dërgimi i softuerëve dhe pajisjeve të nevojshme për "shkëmbimin e komunikimeve personale përmes internetit" nga Shtetet e Bashkuara ose në emër të individëve në Shtetet e Bashkuara në drejtim të Iranit nuk i nënshtrohet ligjeve të sanksioneve amerikane. Thesari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga ana tjetër më 5 nëntor të këtij viti nisi një mekanizëm të ri për të komplikuar tregtinë e mallrave humanitare me Iranin, përfshirë ato të mjekësisë dhe ushqimit. Kjo praktikë është ndjekur nga qeveria amerikane, veçanërisht pas ngjarjeve të vitit 2009 në Iran. Uashingtoni, për herë të parë më 5 mars 2018, njoftoi ndryshimin e rregullave të sanksioneve amerikane për të lejuar iranianët të transmetojnë shërbime të komunikimit personal dhe softuer të internetit duke shtuar një ndryshim në një nga ligjet e tregtisë me Iranin. "Siç kanë treguar ngjarjet e fundit në Iran, komunikimet personale në internet si posta elektronike, chat dhe rrjetet sociale janë mjete të fuqishme," thotë Neil Wallin, një zëdhënës i Thesarit të SHBA. Referenca e Wallinit në "ngjarjet e fundit në Iran", janë ngjarjet pas zgjedhjeve të dhjeta presidenciale të 2009-ës, që mesa duket zyrtarët amerikanë arritën të bindeshin se Interneti mund të përdoret për të nisur trazira dhe drejtuar kaos në Iran. Nga këto deklarata, mund të shihet se administrata amerikane e shikon hapësirën në internet dhe komunikimin kibernetik si veçori të përshtatshme gjeografike për të nxitur dhe drejtuar luftë të butë kundër shteteve të pavarura dhe sistemeve që kundërshtojnë arrogancën globale. Udhëheqësi suprem i revolucionit, në një farë kuptimi, i ka përshkruar mediat arrogante dhe agjencitë e propagandës si "elementët më të egër të armikut për të joshur kombet e pavarura drejt kaosit dhe trazirave ". Mbi këtë bazë, mund të thuhet se ajo që shqetëson me të vërtetë qeverinë amerikane nuk është "respektimi i popullit", por humbja e këtij mjeti për të krijuar kaos në Iran.