Irani plotëson nevojat në teknologjinë e prodhimit të dronëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92676-irani_plotëson_nevojat_në_teknologjinë_e_prodhimit_të_dronëve
Komandanti i forcave tokësore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, njoftoi se Iranit ka arritur të plotësojë vetë nevojat për prodhimin e dronëve.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Nëntor 24, 2019 10:24 Europe/Tirane
  • Irani plotëson nevojat në teknologjinë e prodhimit të dronëve

Komandanti i forcave tokësore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, njoftoi se Iranit ka arritur të plotësojë vetë nevojat për prodhimin e dronëve.

Kiumars Hejdari, komandanti i forcave tokësore të ushtrisë së Iranit ka thënë: forcat e armatosura të Iranit për çdo ditë po përditësojnë dhe zhvillojnë dronët dhe në këtë fushë kanë arritur vetëmjaftueshmërinë. Gjeneral Hejdari, vuri në dukje planet që kanë bërë ndryshime thelbësore tek forcat tokësore të Iranit dhe tha; Të gjithë forcat tokësore të Iranit janë përditësuar në përputhje me kërcënimet e përditshme. Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik më 31 gusht të vitit 2016 në një takim me funksionarët e shtetit dhe ekspertët e ministrisë së mbrojtjes, kërkoi shtimin e kapacitetit mbrojtës dhe sulmues të Iranit si një e drejtë e pamohueshme e Republikës Islamike të Iranit.