Dështimi i komplotit global të fuqive arrogante kundër kombit iranian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92726-dështimi_i_komplotit_global_të_fuqive_arrogante_kundër_kombit_iranian
Pjesëmarrësit në manifestimin e miliona qytetarëve të Teheranit theksuan se vigjilenca dhe uniteti i popullit revolucionar të Iranit ka neutralizuar komplotin global të fuqive arrogante kundër kombit iranian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 25, 2019 16:28 Europe/Tirane
  • Dështimi i komplotit global të fuqive arrogante kundër kombit iranian

Pjesëmarrësit në manifestimin e miliona qytetarëve të Teheranit theksuan se vigjilenca dhe uniteti i popullit revolucionar të Iranit ka neutralizuar komplotin global të fuqive arrogante kundër kombit iranian.

Rezoluta përfundimtare e tubimit të së hënës në mbështetje të fuqisë dhe sigurisë së Iranit Islamik theksoi: Deklaratat largpamëse, të guximshme dhe të mençura të Liderit Suprem të Revolucionit Islamik kanë qenë shkaku i dështimit të komplotit global dhe ndarjes së kombit iranian nga agjitatorët dhe vandalët. Pjesëmarrësit në mitingun disa milionësh të Teheranit theksuan se ndarja e vetëdijshme e popullit nga vandalët neutralizoi komplotin e armiqve të Revolucionit Islamik dhe u dha një goditje të rëndë armiqve të jashtëm e të brendshëm të popullit iranian. Rezoluta përfundimtare e këtij tubimi të madh popullor theksoi gjithashtu gjykimin urgjent dhe ndëshkimin e rëndë të autorëve të trazirave të fundit në Iran.