Gjeneral Salami: Irani sot po shkëlqen në botë
Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit sot (të enjten) në një tubim me mijëra forca Basixhi në provincën Hamedan, në perëndim të Iranit, deklaroi se Republika Islamike e Iranit sot është zemra dhe truri i zhvillimeve politike dhe zotëron në nivel të mirë fushëbetejën operative dhe po shkëlqen në botë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Hasan Salami duke thënë se populli i Iranit është i vetëdijshëm dhe përveç pavarësisë nuk pranon kurrfarë alternative tjetër, deklaroi: "Në fushën e luftës ekonomike, armiku ëndërronte që të thyejë shpirtin ekonomik të popullit të Iranit dhe iluzionte dorëzimin e popullit iranian duke menduar se sanksionet do t'a gjunjëzojnë këtë popull, mirëpo ai është thyer nga populli iranian".
Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit shtoi: "Populli i Iranit është një populli i aftë dhe ka aftësi dhe zgjuarsi të madhe për t'i thyer armiqtë dhe do t'i thyejë armiqtë në çfarëdo përmasash që të jenë ata".
Gjeneral Salami duke theksuar se sot Amerika është një sistem shtetëror i lodhur dhe ka sëmundjen e "alzajmerit politik", deklaroi: "Sistemi shtetëror i Amerikës synon t'i poshtërojë popujt e tjerë dhe t'i mbajë ata në prapambetje, prandaj duke bashkëpunuar me atë shtet djallëzor nuk mund të arrihet progresi dhe zhvillimi i vendit".
Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare duke theksuar se forcat Basixhi janë forca pioniere për t'u sakrifikuar për popullin iranian, tha: "Forca Basixhi është një mrekulli hyjnore dhe inspirim hyjnor i Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit dhe kjo forcë është pozicionuar në thellësinë e zemrës së popullit iranian".