Iraku i kërkon falje Iranit për sulmin ndaj konsullatës në Naxhaf
(last modified Thu, 28 Nov 2019 20:38:44 GMT )
Nëntor 28, 2019 21:38 Europe/Tirane
  • Iraku i kërkon falje Iranit për sulmin ndaj konsullatës në Naxhaf

Ministri i jashtëm i Irakut i kërkoi falje Iranit pasi vandalët i vunë zjarrin konsullatës së Republikës Islamike në qytetin e shenjtë Naxhaf.

Muhamed Ali al-Hakim i tha homologut të tij iranian Muhamed Xhavad Zarif gjatë një telefonate të enjten se Bagdadi ishte i përkushtuar për të mbrojtur misionet diplomatike iraniane dhe stafin e tyre në këtë vend. Vandalët, të cilët kanë bërë trazira në pjesë të ndryshme të Irakut gjatë javëve të kaluara duke depërtuar në protestat paqësore kundër korrupsionit dhe varfërisë, të mërkurën në mbrëmje hynë në misionin diplomatik të Republikës Islamike në Naxhaf dhe i vunë zjarrin. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abas Musavi, të enjten e dënoi sulmin dhe i kërkoi qeverisë irakiane që "të marrë një veprim përgjegjës, vendimtar dhe efektiv kundër agjentëve shkatërrues dhe agresorëve". Guvernatori i Naxhafit, Luai Jasiri tha të enjten se 47 policë ishin plagosur gjatë përleshjeve me rebelët jashtë konsullatës iraniane. Ndërkohë, një zyrtar policie në kushte anonimiteti i tha agjencisë Associated Press se një protestues ishte vrarë dhe 35 të tjerë u plagosën pasi policia gjuajti me armë për të mos lejuar hyrjen e tyre në konsullatë.

 

Tags