Evropa duhet të përpiqet të shpëtojë marrëveshjen bërthamore
Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit për çështje politike tha se marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me fuqitë e mëdha është në kushte që i ngjajnë një njësie të "kujdesit intensiv", duke shtuar se nënshkruesit evropianë të marrëveshjes duhet të përpiqen të ruajnë marrëveshjen.
Duke folur në uebfaqen holandeze NRC, Abas Erakci tha se Irani i kishte plotësuar detyrimet e tij në bazë të marrëveshjes, duke shtuar: "Tani, janë partitë e tjera të marreveshjes qe duhet të bëjnë të njëjtën gjë." "Ne pranuam të kufizonim programin tonë bërthamor , por në kthim u bëmë një objektiv i presionit maksimal të Shteteve të Bashkuara . Në rrethana të tilla, partnerët e tjerë të marrëveshjes bërthamore janë të detyruar të mendojnë për qasje praktike për të mbrojtur Iranin nga sanksionet e padrejta, "vuri në dukje zyrtari iranian. Vendet evropiane, shtoi ai, pretendojnë se kërkojnë të shpëtojnë marrëveshjen, por deri më tani, ata në fakt kanë treguar se janë ose të paaftë, ose të dekurajuar për t'i rezistuar mbizotërimit të SHBA mbi sistemin financiar të Evropës për ta mbrojtur marrëveshjen bërthamore . "Nëse gjërat vazhdojnë të ecin kështu, edhe ne mund të jemi të detyruar të ndryshojmë qasjen tonë," tha ai.