Irani dhe Greqia synojnë zgjerimin e bashkëpunimeve kulturore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92811-irani_dhe_greqia_synojnë_zgjerimin_e_bashkëpunimeve_kulturore
Ministri i trashëgimisë kulturore, artizanaleve dhe turizmit të Iranit dhe ministrja e kulturës dhe sportit të Greqisë kanë theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve kulturore mes të dy vendeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 29, 2019 11:15 Europe/Tirane
  • Irani dhe Greqia synojnë zgjerimin e bashkëpunimeve kulturore

Ministri i trashëgimisë kulturore, artizanaleve dhe turizmit të Iranit dhe ministrja e kulturës dhe sportit të Greqisë kanë theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve kulturore mes të dy vendeve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Asghar Munisan, ministri i trashëgimisë kulturore, artizanaleve dhe turizmit të Iranit, ditën e premte në takim me Lina Mendoni, ministrja e kulturës dhe sportit të Greqisë, i cili u zhvillua gjatë punimeve të konferencës së civilizimeve të lashta në Pekin të Kinës, deklaroi: “Irani dhe Greqia janë prej qytetërimeve të lashta dhe kanë shumë të përbashkëta për bashkëpunime kulturore mes të dy vendeve”.

Munisan gjithashtu vuri në dukje organizimin e panairit ndërkombëtar të turizmit në Teheran dhe e ftoi ministren greke të kulturës për të vizituar këtë panair në Teheran, kërkesë kjo që është mirëpritur nga ana e palës greke.

Lina Mendoni, ministrja e kulturës dhe sportit të Greqisë, në këtë takim tha se Irani nga aspekti i kulturës, letërsisë dhe historisë, është një vend shumë i pasur dhe shtoi: “Tapeti iranian është simbol i letërsisë iraniane që ka famë botërore.