Nëndetëset e ushtrisë së Iranit pajisen me raketa vendore "Xhask"
Komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit bëri të ditur prodhimin në sasi të madhe të raketave "Xhask 2" dhe deklaroi se të gjitha nëndetëset e ushtrisë së Iranit do të pajisen me këtë lloj të raketave.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Admiral Husejn Khanzadi, komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, të shtunën në mëngjes gjatë vizitës që zhvilloi në ekspozitën e kapaciteteve dhe sukseseve të kësaj force në Teheran, deklaroi: "Në këtë ekspozitë janë vendosur në ekspozim prodhime të cilat janë bërë nga forcat detare të ushtrisë së Iranit gjatë një viti të kaluar dhe një prej këtyre prodhimeve është edhe lloji i raketave "Xhamsk-2"".
Admiral Khanzadi shtoi: "Ky lloj i raketave të cilat lansohen nëpërmjet nëndetëseve nga thellësia e detit, janë tërësisht prodhim vendor".
Komandanti i forcave detare të ushtrisë së Iranit gjithashtu duke vë në dukje manovrën e përbashkët të Iranit, Rusisë dhe Kinës që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në ujërat e Oqeanit Indian, tha: "Qëllimi i zhvillimit të kësaj manovre është arritja e sigurisë kolektive dhe ndihma për forcimin e sigurisë në rajonin veriore të Oqeanit Indian, rajon ky që aktualisht po përballet me grupe të piratëve".