Ekspozohen suksese të reja të forcave detare të ushtrisë së Iranit
Tre suksese të reja të forcave detare të ushtrisë së Iranit përfshinë dronin me platformë detare "Pelikan", projektin "Suran" dhe projektin e nëndetëses "Xhamsk-2" janë ekspozuar sot në prani të admiral Husejn Khanzadi, komandantit të forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit në Teheran.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se droni me platformë detare "Pelikan 2" ka kapacitet të depërtimit në thellësi, si dhe kapacitet për kryerjen e misioneve të patrullimit dhe zbulimit.
Ky dron i cili është projektuar duke shfrytëzuar katër motorë për fluturim vertikal dhe një motor të fuqishëm për fluturim përpara, ka kapacitet për t'u ulur dhe ngritur në mënyrë vertikale mbi lundruesin në lëvizje, si dhe në kushte emergjente pa pësuar dëme mund të ulet mbi ujë dhe të rinovohet.
Projekti "Suran" është suksesi tjetër i forcave detare të ushtrisë së Iranit që u ekspozuar sot në Teheran. Ky sistem e cili është projektuar dhe prodhuar me teknologjinë moderne të botës, pa pas nevojë për GPS mund të paraqes pozitën e nëndetëses së bashku me gjendjen e balancimit të saj me shumë pak gabime".
Projekti "Suran" për shkak të çmimit dhe teknologjisë shumë sofistikuar, prodhohet nga vetëm shumë vende të botës.
Projekti i nëndetëses "Xhamsk 2" gjithashtu përfshin armatime të përbërë nga raketa dhe sisteme të ndërlidhjes dhe kontrollit të zjarrit që në koordinim mes vete, mund të sulmojë edhe objektivat e armikut mbi sipërfaqe.