Xhahangiri: Amerikanët nuk mund të ndalin eksportin e naftës së Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92879-xhahangiri_amerikanët_nuk_mund_të_ndalin_eksportin_e_naftës_së_iranit
Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se amerikanët me gjithë presionin maksimal, nuk kanë arritur t'a çojnë në zero eksportin e naftës së papërpunuar të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 02, 2019 15:29 Europe/Tirane
  • Xhahangiri: Amerikanët nuk mund të ndalin eksportin e naftës së Iranit

Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se amerikanët me gjithë presionin maksimal, nuk kanë arritur t'a çojnë në zero eksportin e naftës së papërpunuar të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Is'hak Xhahangiri, zv/presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e hënë tha se pavarësisht të gjitha presioneve që kanë ushtruar amerikanët gjatë dy viteve të kaluara kundër Iranit, Republika Islamike e Iranit ka rezistuar dhe naftën e vetë po e shet me metoda të tjera.

Xhahangiri duke thënë se amerikanët, sauditët dhe sionistët gjithnjë synojnë të godasin Iranin, theksoi: "Irani kërcënimet e armiqve po i shndërron në raste për zhvillim dhe progres".